Arifi: Një pjesë e parave të Fondit për Luginën përfunduan në kompaninë e kushëririt të Besnik Bislimi - NACIONALE

Arifi: Një pjesë e parave të Fondit për Luginën përfunduan në kompaninë e kushëririt të Besnik Bislimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shprehur dyshime të forta se Fondi për Luginën të Preshevës i ndarë nga Qeveria e Kosovës është keqpërdorur.

Ai ka bërë me dije se një pjesë e konsiderueshme e mbi 125 mijë eurove që janë nda nga Qeveria e Kosovë kanë përfunduar në kompaninë e Faton Bislimit, i cili është kushëri i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, Arifi ka shkuar në adresën e kësaj kompanie për të parë nga afër zyrat e saj.

Sipas tij, aty ka gjetur vete zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare.

“Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mundëm pa e vizituar edhe kompaninë Washington International Affairs në Washington D.C., në pronësi të Faton Bislimit, që viteve të fundit po ndihmon politikanët e Luginës që "të lobohet" për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme, mbi 125,000.00 €, nga Fondi për Luginën të ndarë nga Qeveria e Kosovës përfunduan në xhirollogarinë e Faton Bislimit, e bëri edhe më të domosdoshme vizitën tek kompania. Por, aty nuk gjetëm as pronarin, e as kompaninë. Në vend të kompanisë Ëashington International Affairs dhe Faton Bislimit, gjetëm zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare!”, ka shkruar Arifi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar edhe një video të realizuar në kjo adresë.

Lajme të ngjashme