Arifi i reagon Lajçakut: Shqiptarët në Luginë të diskriminuar, serbët në Kosovë me të drejta superiore - NACIONALE

Arifi i reagon Lajçakut: Shqiptarët në Luginë të diskriminuar, serbët në Kosovë me të drejta superiore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi i ka reaguar të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke i thënë se diskriminimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës është rritur, pasi ata u integruan më shumë në Serbi.

Arifi në një postim në Twitter thekson se nga ana tjetër, pakica serbe në Kosovë ka krijuar sisteme paralele të paligjshme dhe shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës, duke gëzuar privilegje dhe të drejta ekzekutive superiore.

“Diskriminimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës është rritur, pasi ata integrohen më shumë në Serbi. Nga ana tjetër, pakica serbe në Kosovë ka krijuar sisteme paralele të paligjshme dhe shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës , duke gëzuar privilegje dhe të drejta ekzekutive superiore. Sa gjatë?”, shkruan Arifi.

Lajme të ngjashme