Arifi i AAK-së: Lekajt i takon atij që procesin e dyshuar ta mbroj vet në cilësinë e qytetarit
Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka kërkuar dorëheqjen deputetit Pal Lekajt pas dënimit me 3 vjet e gjashtë e muaj burg për rastin e 53-milionëshit nga Behctel Enka.
Arifi ka thënë se, përderisa procesi nuk ka përfunduar dhe është heret që të prejudikohet fajësia apo pafajësia, Lekajt i takon që “procesin e dyshuar ta mbroj vet në cilësinë e qytetarit e jo duke mbajtur pozicionin e deputetit dhe nënkryetarit të AAK-së.”
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e gjashtë e muaj burg për rastin e 53-milionëshit nga Behctel Enka. Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri e Besim Tahiri, janë gjetur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Lekaj është dënuar me dënim plotësues gjithashtu me 3 vjet e gjashtë për ndalim të ushtrimit të funksionit publik në adminsitratë.