Arifi: Gara në Mitrovicë është përballje mes Tahirit dhe Kurtit, kandidati i PDK-së po “lufton” me krejt shtetit - NACIONALE

Arifi: Gara në Mitrovicë është përballje mes Tahirit dhe Kurtit, kandidati i PDK-së po “lufton” me krejt shtetit

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Avni Arifi e ka vlerësuar lartë kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.

Ai ka thënë se Tahiri është fitues jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën.

Në “Edicionin Special” të Klan Kosovës, Arifi ka thënë se Tahiri nuk po garon vetëm me rivalin e tij politik, Faton Pecin, por me tërë strukturën e pushtetit aktual.

“Kosova ka një lider pa vizion për shtet. Merret me një komunë. Arian Tahiri është fitues i garës për zgjedhjet lokale, ai ka fituar në krejt Kosovën, pa marrë parasysh rezultatin. Ai është duke luftuar me shtetin, krejt shteti është duke u munduar ta mundin. Nuk është në garë me Faton Pecin, është me Albin Kurtin, me krejt deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, me mekanizmat e shtetit që nuk do të duhej të merren me këto tema, mekanizma të sigurisë që nuk do të ishte dashur të merren me këto tema, sepse Arian Tahiri është qytetar i këtij vendi. A fiton Faton Peci apo Arian Tahiri, qytetarët e Mitrovicës duhet me vendosë. Jo me këto propaganda të ndyra”, ka thënë Arifi.

Lajme të ngjashme