Arifi ftohet të paraqitet në një gjykatë në Serbi, thotë se vendosja e flamurit kombëtar është arsyeja
Kryetari i Preshëves, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se është ftuar për paraqitje në gjykatën në Serbi.
Sipas Arifit, ftesa për paraqitje në gjykatë ka ardhur si shkak për vendosjen e flamurit kombëtar në hapësirat publike.
“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykaten e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike.” – ka shkruar ai.
Më tej, ai ka thënë se kjo tregon shkeljet dhe diskriminimn që Serbia e bën ndaj shqiptarëve të Luginës.
“Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajm gjithmonë.” – përfundon shkrimi i tij.
Statusi:
