Arifaj: Po mungon mesazhi që Hashim Thaçi e përçonte sa herë dilte në media
Ardian Arifaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, ka treguar për mungesën e ish-presidentit në jetën politike në Kosovë.
Duke e komentuar intervistën e Thaçit për emisionin “Rubikon”, ai ka vlerësuar se nuk po mungon vetëm prezenca e tij në mediat e vendit,.
Ai ka thënë se po mungon mesazhi që ai përçonte.
“Ajo që po mungon nuk është vetëm prezenca e Hashim Thaçit në mediat e Kosovës, ajo që po mungon më shumë është mesazhi që e ka përçuar gjithmonë një politikan si Hashim Thaçi sa herë ka dal në mediat e Kosovës”, ka thënë Arifaj në “Emisionin Special” të Klan Kosovës.