Arianit Koci e merr në mbrojtje Shkëlzen Gashin: Hetimet ndaj tij rast i rrezikshëm për lirinë e shprehjes - NACIONALE

Arianit Koci e merr në mbrojtje Shkëlzen Gashin: Hetimet ndaj tij rast i rrezikshëm për lirinë e shprehjes

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati kosovar, Arianit Koci, ka njoftuar se që nga dita e djeshme ka marrë përsipër mbrojtjen e Shkëlzen Gashi.

Ai tashmë është nën hetime nga Prokuroria për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat e ndodhura në Kosovë.

“Ky autorizim nuk e zëvendëson vendimin gjyqësor për bastisje. Për më tepër, ky dokument është komunikimi intern i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës. Sipas nenit 36 të Kushtetutës, bastisja e banesës, konfiskimi i pajisjeve dhe ndërhyrja në komunikime lejohen vetëm me vendim gjyqësor, përveç rasteve urgjente. Një urgjencë e tillë nuk ekziston, sidomos kur kemi të bëjmë me veprimtari publike – ekspozitë në qendër të kryeqytetit”, shkruan Koci.

Në fund Koci thotë se rasti në fjalë përbën edhe precedent të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe veprimtarinë publike.

Lajme të ngjashme