Ardian Kastrati: Kurgjo s’është Marinari Popeye mas spinaqit çka është Bini pasi ta hanë shtalbin
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka shkruar se interesat ruse për konflikte të reja dhe mania e Kurtit për protagonizëm vetjak, përputhen në veri.
Sipas tij, për Kurtin nuk është me rëndësi që me deklarata për luftë i tremb investitorët e huaj, e trazon NATO-n e indirekt i bën shërbim skemave ruse në Veri.
Ai Kurtin e ka krahasur me Marinarin Popeye.
Postimi i plotë:
INTERESAT RUSE PËR KONFLIKTE TË REJA DHE MANIA E KURTIT PËR PROTAGONIZËM VETJAK ( politiko/ushtarak) PËRPUTHEN NË VERI!
Rusia shpreson që në Veri të nxis konflikte ngjashëm me skemat e tyre nëpër Ukrainë.
Në anën tjetër, Kurti ëndërron që përmes kamerave i veshun si ushtar e i parrezikuar në Prishtinë ( përderisa familja e tij në Norvegji e Mal të Zi) ti komandon djemtë e vajzat e Kosovës në Veri. Sështë me rëndësi sa vrahen e çfarë dëme ka me pas shteti . Me rëndësi ky ta përmbush egon e tij të sëmurë politike me qenë në qendër të vëmendjes.
Rrjedhimisht, për Kurtin nuk është me rëndësi që me deklarata për luftë i tremb investitorët e huaj, e trazon NATO-n e indirekt i bën shërbim skemave ruse në Veri.
Disa nga ne që e njohim pak ma moti Kurtin e dijmë që ky për me realizu veten politikisht mund të bëhet i kobshëm për Kosovën (kujtoni demonstratat kundër Ahtisarit dhe njerëzit e vrarë aty për kauza personale të Kurtit).
Një kryeministër normal do të angazhohej seriozisht në dialog për me i siguru paqen e përhershme gjeneratave të reja.
Sot ai do duhej të merrej me koston e lartë të jetesës që ka ngulfatur qytetarin, do duhej të merrej me krizën e madhe energjetike që po na pret në dimër....asnjë veprim konkret për këto çështje.
Por për Kurtin njerëzit janë njerëz vetëm kur ai ka nevojë për votat e tyre, ndërsa kur njerëzit kanë nevojë për ndihmën e qeverisë ai i lë të vdesin me hallet e tyre.
Po më dhimbsen disa që nuk po i marrin vesh prapavijat e Kurtit e po dojnë me e marrë në qafë tê ardhmen e fëmijëve tanë. U kënaqën duke ngrënë shtalba!
Kurgjo sështë Marinari Popeye mas spinaqit cka është Bini pasi ta han shtalbin. Rujuni…