Ardian Kastrati i PDK-së: Synojmë të dalim partia e parë
Deputeti PDK-së Ardian Kastrati ka deklaruar se nuk kanë kërkuar zgjedhje këtë vit.
Kastrati ka kritikuar qeverinë “Kurti” për keqqeverisje, teksa shton se po katandiset Kosova.
“Zgjedhje të parakohshme nuk kemi kërkuar këtë vit, por kemi kërkuar një konsistencë gjatë këtij mandati. Qeveria ka vërtetuar se me keqqeverisjen e saj, me paaftësinë e saj për të menaxhuar dhe projektet më të vogla po e katandis Kosovën në një mjerim total, kështu që në zgjedhje duhet të shkohet, sepse nga kjo qeveri vendi po kthehet si i pajetesë”, tha ai për GazetaBlic.
Duke folur për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje, Kastrati shton se PDK-ja si çdo parti tjetër synon të dalë e para, teksa nuk përjashton mundësinë e një koalicioni të përbashkët.
“Natyrisht që PDK-ja si çdo parti tjetër synon me dal e para dhe me formu koalicionin me ndonjë parti tjetër për qeverisje të ardhshme”, tha Kastrati.