Arbër Rexhaj: Vetëvendosje asnjëherë nuk e ka lënë anash Bashkimin Kombëtar - NACIONALE

Arbër Rexhaj: Vetëvendosje asnjëherë nuk e ka lënë anash Bashkimin Kombëtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur rreth idesë së bashkimit kombëtar, si një ligjerim i vazhdueshëm i subjektit ku ai bën pjesë, sidomos në kohën sa ishin në opozitë.

Rexhaj ka thënë në T7 se partia pjesë e së cilës është ai “asnjëherë nuk e ka lënë anash bashkimin kombëtar”.

“Ne asnjëherë nuk e kemi lënë anash bashkimin kombëtar, por kemi thënë se bashkimi kombëtar nuk bëhet menjëherë”, ka deklaruar deputeti.

Tutje, ai shtoi se fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë nuk është përdorur politikisht nga kryeministri Albin Kurti duke komentuar edhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Rexhaj tha në vitin 2018 Rama kishte reaguar pozitivisht për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, ndërsa tash kritikon reagimin e Kurtit për atë fitore.

Ndonëse, Rama nuk e kishte përmendur drejtpërdrejt Kurtin, por Rexha thotë se kjo nënkuptohet se për kë e kishte fjalën.

Lajme të ngjashme