Arben Vitia, ministër: Pyetjet e rëndësishme që ndoshta kurrë s'do të marrin përgjigje - NACIONALE

Arben Vitia, ministër: Pyetjet e rëndësishme që ndoshta kurrë s'do të marrin përgjigje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Debati publik sot në Kosovë pritet të jetë i orientuar në një çështje: Arben Vitia, ministër i ri (e i vjetër) i Shëndetësisë. Vetëvendosje do ta mbrojë. Rivalët e Vetëvendosjes do ta sulmojnë. Megjithatë, janë disa pyetje që duket se nuk do të marrin përgjigje asnjëherë marrë parasysh nivelin e transparencës së Qeverisë Kurti. Cilat janë ato?

Vitia u emërua pas 80 ditësh pritje më 2022 (më 6 tetor, dha dorëheqje Rifat Latifi) dhe 45 ditësh tjera pritje më 2021 (1 tetor, dha dorëheqje Arben Vitia dhe më 16 nëntor u emërua Rifat Latifi). Kjo në vetëvete shtron një mori fjalish të rëndësishme që duhet të përfundojnë me pikëpyetje.

Pse u desh të pritej aq gjatë që të emërohej Arben Vitia (ministër gjatë Qeverisë Kurti I dhe Qeverisë Kurti II) si ministër?

A ka kontaktuar kryeministri Kurti me kandidatë tjerë potencialë për ministër të Shëndetësisë gjatë këtyre 80 ditëve?

Cila ishte paga e z. Arben Vitia si drejtues në klinikën private Olive? (Potencialisht, kjo mund të marrë përgjigje nëse z. Vitia deklaron pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit në pranverën e vitit 2023)

A do të kthehet për të shërbyer në sektorin publik edhe gruaja e tij, znj. Merita Vitia, që ishte punësuar në të njëjtin laboratorme Arben Vitinë? (Nacionale ka kontaktuar me znj. Vitia por nuk ka marrë përgjigje)

Cili është rreziku për të pasur konflikt interesi në rast se Ministria e Shëndetësisë i jep tender laboratorit Olive ku punonte tashmë ministri Arben Vitia?

Pse nuk ka asnjë postim për z. Arben Vitia në faqen e Olive, siç ka ta zëmë, për gruan e tij Meritën?

Lajme të ngjashme