Arben Vitia kandidat për kryetar të Vetëvendosjes në Prishtinë
Arben Vitia do të provojë të bëhet kryetar i qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë, pasi nuk arriti të bëhet kryetar i Prishtinës.
Kështu u bë e ditur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Nga VV konfirmuan që Arben Vitia është kandidat për kryetar të Qendrës së Prishtinës.
Arben Vitia pas dorëheqjes nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, i ishte futur garës për Prishtinën, mirëpo nuk kishte humbur nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama.
Pas kësaj humbje, Arben Vitia si një ndër figurat kryesore në VV ishte tërhequr dhe nuk u pa për një kohë të gjatë.

