Arben Taravari sfidon Ali Ahmetin në garën për president në Maqedoninë Veriore
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për president i koalicionit opozitar VLEN në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka reaguar ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Taravari ka ftuar Ahmetin që të futet në garë dhe sipas tij, të mos bëjë propagandë.
“Propaganda e BDI-së prej kur shpalla kandidaturën për President njëherë thotë se do dali Ali Ahmeti si kandidat, njëherë tërhiqet...”
“Unë e ftoj hapur z.Ali Ahmetin të garojmë dhe le të zgjidhni ju se cili ju përfaqëson më shumë e më mirë!” – ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se Taravari është përkrahur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.