Arben Gashi radhitet i 28-ti për zgjedhje: Më e rëndësishme është besimi i qytetarëve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka njoftuar se në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë me numrin 28.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi është shprehur se renditja në listën për deputetë ka rëndësinë e saj, por sipas tij, në fund më e rëndësishme mbetet lidhja që krijohet me qytetarin, besimi që ndërtohet dhe puna që bëhet me përkushtim.
“Demokracia është e bukur sepse i jep secilit mundësinë të zgjedhë me bindje dhe me zemër për Kosovën që dëshiron të shohë nesër. Unë do të garoj me numrin 28. Me shpresë, me energji pozitive dhe me vullnet për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës sonë.” – ka shkruar ndër të tjera Gashi.