Arben Gashi i LDK-së: Qeveria dhe MASHT po shkelin rëndë Kushtetutën e Kosovës - NACIONALE

Arben Gashi i LDK-së: Qeveria dhe MASHT po shkelin rëndë Kushtetutën e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit janë deklaruar se Qeveria e Ministria e Arsimit po e shkelin rëndë kushtetutën e Kosovës sa i përket mos ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit.

Kështu ka deklaruar Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Sipas tij, Qeveria në mënyrë arbitrare po ua pamundëson dhënien e pagave për mësuesit dhe po rrezikon autonominë e komunave të Kosovës.

“Qeveria po tenton përmbysje të rendit kushtetues dhe ligjor”, tha ai ndër të tjera

Sipas Gashit, komunat me kohë kanë dërguar listat e pagave në Thesar duke thënë se nuk ka asnjë bazë ligjore që t`u ndalen pagat mësimdhënësve.

Lajme të ngjashme