Aparatura e Radiologjisë jashtë funksionit - NACIONALE

Aparatura e Radiologjisë jashtë funksionit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Aparatura ku bëhen incizimet e Radiologjisë në bodrumin e Klinikës së Onkologjisë është jashtë funksionit. Kjo pas reshjeve të fundit të cilat e morën bodrumin e kësaj klinike.

Nga SHSKUK kanë njoftuar se ekipet e Klinikës së Onkologjisë, bashkë me sektorin teknik dhe atë të pajisjve mjekësore të QKUK-së, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ç’kyçur nga puna aparaturën e radioterapisë, me qëllim të parandalimit të pasojave të pa paparashikueshme.

“Në ndihmë kanë ardhur edhe ekipi zjarrëfikësve dhe shërbimve komunale të cilët kanë asistuar gjatë gjithë kohës. Apratura e Radioterapisë për momentin është jashtë funksionit, kurse shërbimet e tjera në Klinikën e Onkologjisë po ofrohen normalisht”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Ekipi i kontraktuar për mirëmbajtje të aparaturës mjekësore është duke analizuar situatën e aparaturës së radioterapisë dhe bazuar në vlerësimin final dhe testimet e nevojshme, Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë do të dalë me rekomandime, se si do vperohet më tutje me trajtimin e rasteve në radioterapi.

Të gjithë pacientë e planifkuar për radioterapi janë njoftuar përmes telefonit në lidhje me situatën e krijuar dhe do të mbahen të informuar./Nacionale.com/