Anulohet vizita e studentëve ndërkombëtarë në Prekaz, shkak ‘mos provokimi i situatës’ - NACIONALE

Anulohet vizita e studentëve ndërkombëtarë në Prekaz, shkak ‘mos provokimi i situatës’

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vizitë e disa studentëvë ndërkombëtarë në Prekaz, ishte paralajmëruar që disa ditë. E kjo shkaktoi disa reagime të njerëzve, të cilët dolën për të protestuar dhe ndaluar hyrjen e 60 prej tyre.

Pas këtyre reagimeve organizata joqeveritare “Qendra kosovare për diplomaci” ka bërë me dije se e kanë anuluar këtë vizitë krejt si shkak që të mos provokohet situata.

Rruges per ne Prekaz, me 60 studentet nderkombetar, asnje nga rajoni, fatkeqesishte hyrja na u pamundesua nga protestuesit qe kishin dale per te parandalu hyrjen e nje grupi tjeter qe ishte e parapare te ndodhte sot.

Duke qene vet nga Drenica, i di mire plaget dhe shqetesimin e secilit protestues, prandaj eshe pse ne nuk ishim grupi qe pretendohej, meqe ne jemi organizim tjeter, per te mos provokuar situaten, vendosem ta anulojme viziten ne Prekazin heroik” thuhet nga kjo qendër.