Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në Prishtinë - NACIONALE

Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka anuluar vendimin për orarin e barnatorëve në kryeqytet.

Kështu ka bërë të ditur asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri, i cili ka thënë se më nuk do të ketë kufizime.

Sot anuluam orarin e barnatoreve – më nuk do të ketë kufizime!” – ka shkruar ai.

Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaçërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Lajme të ngjashme