Anulohen seancat e gushtit në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë - NACIONALE

Anulohen seancat e gushtit në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale ka anuluar seancat e planifikuara për 17, 18 dhe 19 gusht 2026 në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, që lidhet me akuza për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Vendimi është marrë pasi mbrojtja e të akuzuarit Bashkim Smakaj njoftoi më 30 korrik se nuk do të paraqiste prova. Për pasojë, gjykatësi i vetëm anuloi edhe afatet e përcaktuara më herët në urdhrin e dytë për caktimin e datave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar është urdhëruar që deri më 4 gusht, në orën 12:00, të dorëzojë mocion nëse synon të paraqesë kundërprova. Në rast se një mocion i tillë nuk dorëzohet, faza e paraqitjes së provave do të konsiderohet e mbyllur.

Sipas urdhrit të ri, dosjet përfundimtare mund të dorëzohen deri më 24 gusht, ndërsa dosjet e kundërpërgjigjeve deri më 4 shtator. Argumentet përmbyllëse planifikohen të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026.

Lajme të ngjashme