“Anti-statutare”: Bislimi kritik ndaj moslejimit të garimit të tij për të parin e LDK-së - NACIONALE

“Anti-statutare”: Bislimi kritik ndaj moslejimit të garimit të tij për të parin e LDK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Moslejimin e garimit të tij në zgjedhjet e brendshme të LDK-së, Faton Bislimi e ka vlerësuar si “anti-statutare” dhe jo-rugoviste pas zgjedhjes së sërishme të Lumir Abdixhikut pa kundërkandidat. Bislimi la të kuptojë atë që, sipas tij, rizgjedhja e Abdixhikut ishte “konfirmim” dhe jo “zgjedhje”.

Nuk ka rugovizëm më të madh se urtësia e përbashkimit, sesa ofrimi i mundësive dhe ikluziviteti e jopërjashtimi, e jo kuvende që konfirmojnë dhe nuk zgjedhin. Zgjedhja konfirmon ballafaqim. Festa e LDK-së do të ishte më madhështore që në Kuvend do të debatonim edhe unë, edhe Abdixhiku”, ka thënë Bislimi.

Nëse thoni që ka pasur program kushdo tjetër, qoftë edhe nga Abdixhiku, ma tregoni ta shoh edhe unë se nuk e kam parë. LDK-ja është shtëpi e madhe politike. Ajo që nuk është lejuar të ndodhë sot është dëshirë e atyre që mbajnë pozita titullare të saj. LDK-ja është më e madhe se titullarët e saj. Ka vetëm një emër që nuk e tejkalon askush dhe ai është Ibrahim Rugova”, ka thënë Bislimi.

Lajme të ngjashme