Antarët e VV-së nga Shqipëria bëjnë thirrje për protestë para ambasadës së Serbisë në Tiranë
Antarët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana, përmes postimeve në llogaritë e tyre në Facebook kanë bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që të bashkohen në protestën e nesërme (29) dhjetor para ambasadës së Serbisë në Tiranë.
Boiken Abazi, Elvis Hoxha dhe Enis Sulstarova kanë shpërndarë thirrjen e njejtë të titulluar "Për ligjin dhe kundër luftës!" si thirrje për protestë për situatën në veri të Mitrovicës.
Thirrja e plotë:
Qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë
Protestë:
"Për ligjin dhe kundër luftës!"
Para ambasadës së Serbisë në Tiranë, dt 29 dhjetor, ora 12.00.
Serbia po nxit konflikt dhe kërcënon fqinjët me luftë!
Serbia nuk duhet lejuar:
të ndezë zjarre lufte në Ballkan;
të synojë zgjerime territoriale në Ballkan;
të jetë zgjatim i Rusisë putiniste në Ballkan;
Aleatët të na kuptojnë:
Ata që bënë luftë gjenocidale nuk mund të bëjnë paqe të qëndrueshme.