Ankohet Tahiri: Që 6 herë dalim në konferencë, s’kemi çka me thënë sepse s’ka kourum në Kryesi të Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, është deklaruar sot pas mbledhjës së kryesisë së Kuvendit.
Ai tha se është hera e 6-të që dalin në një konferencë për media pas mbledhjës së Kryesisë, ndonëse thotë se nuk dinë se çfarë të thonë pas nuk merret asnjë vendim për shkak që ska korum.
“Është hera e 6-të që ne dalim në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë dhe s’kemi çka me thënë sepse nuk ka kuorum dhe s’ka proces të vendimmarrjes. Kjo situatë është e papranueshme dhe fatkeqësisht po bie në linjë edhe me vlerësimin që na ka dhënë Bashkimi Evropian”, u shpreh Tahiri.
Ai pohoi se sot në Kuvend ka folur për ligjin e pagave,i cili siç thotë po shtyhet me të vetmin qëllim për mos me hy në zbatim në janar të vitit të ardhshëm.
“Kam folur për ligjet vitale të cilat nuk po vijnë në kuvend, një ndër ta është edhe ligji i pagave i cili po shtyhet me të vetmin qëllim për mos me hy në zbatim në janar të vitit të ardhshëm. Shihet qartë që qeveria ka dështuar dhe ligji i pagave jo në janar të vitit 2023, por siç shihet me këtë dinamikë s’do të hyjë në zbatim as në janar të vitit 2024”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.