Ankohet Lajçaku se s’u mbështetën Kurti e Vuçiqi për arritjen e marrëveshjes, qorton edhe mediat
Kritika e vërejtje ka pasur ndaj mediave, opozitës dhe shoqërive civili – si në Kosovë ashtu edhe në Serbi – Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kjo për arsye se, siç beson ai, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “nuk u përshëndetën” dhe “nuk u mbështetën” për arritjen e marrëveshjes së Bruksel/Ohrit për normalizim të marrëdhënieve nga shoqëritë përkatëse.
“Dy liderët nuk u përshëndetën në mënyrë pozitive kur u kthyen nga Ohri. Askush nuk ka thënë se kjo është e mirë për ne. Kjo është e mirë për Kosovën. Kjo është e mirë për Serbinë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit. E këtu përfshihet opozita, mediat dhe shoqëria civile. Nuk kam vënë re një zë në mbështetje”, deklaroi Lajçaku në një intervistë Sunker.
“Prandaj dua të theksoj se normalizimi nuk është për liderët aktualë politikë – sigurisht, ata e kanë mandatin – por duhet të jetë një çështje e shoqërive. Duhet të prodhojë në shoqëri ndjenjën që do t’u komunikohet drejtuesve, pra se kemi nevojë për normalizim”, tha ai.