Anketuesi i ASK-së rrahet nga tre persona gjatë regjistrimit të popullsisë në Pejë - NACIONALE

Anketuesi i ASK-së rrahet nga tre persona gjatë regjistrimit të popullsisë në Pejë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët kanë sulmuar fizikisht anketuesin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Rasti ka ndodhur në Pejë.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme