Ankesat ndaj zyrtarëve policorë tani mund të parashtrohen edhe në e-Kosova - NACIONALE

Ankesat ndaj zyrtarëve policorë tani mund të parashtrohen edhe në e-Kosova

1 vit më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se tani qytetarët mund të parashtrojnë ankesa ndaj zyrtarëve policorë nëpërmjet platformës digjitale “eKosova”.

Ky shërbim i ri u mundëson qytetarëve të raportojnë rastet ku pretendojnë se të drejtat e tyre janë shkelur nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Njoftimi

Në bashkëpunim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, në platformën eKosova u lansua shërbimi "Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë".

Nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, ju mund të raportoni përmes shërbimit të lansuar duke ndjekur hapat si vijon:

1. Identifikohuni në Platformën eKosova;

2. Klikoni mbi “Shërbime”;

3. Klikoni mbi “Inspektoratet”;

4. Klikoni mbi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”.

Shërbimin e gjeni në linkun:

https://ekosova.rks-gov.net/Se...

Platforma e shërbimeve elektronike eKosova

Lajme të ngjashme