Ankesa e PDK-së për rivotim në Mitrovicë, PZAP: Është në proces të shqyrtimit, brenda afatit ligjor do të vendoset - NACIONALE

Ankesa e PDK-së për rivotim në Mitrovicë, PZAP: Është në proces të shqyrtimit, brenda afatit ligjor do të vendoset

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka treguar se ankesa e PDK-së lidhur me parregullsitë ne fletëvotimet në Mitrovicë të Jugut është duke u shqyrtuar.

Ky institucion ka bërë me dije se kjo ankesë do të shqyrtohet brenda afatit të paraparë ligjore.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se PZAP-i ka pranuar ankesën me nr. ZL.Anr.439/2025, që ka të bëjë me pretendime për parregullsi gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në Komunën e Mitrovicës së Jugut. PZAP-i, është në proces të shqyrtimit dhe brenda afatit të paraparë ligjor për të njëjtën do të vendos”, ka njoftuar PZAP, raporton RTV21.

Lajme të ngjashme