Anëtari i PDK-së: Kryeministri Kurti po i shërben Serbisë - NACIONALE

Anëtari i PDK-së: Kryeministri Kurti po i shërben Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se duke i sulmuar aleatët, kryeministri, Albin Kurti po i shërben Serbisë.

Gjoshi ka thënë se acarimi i raporteve Kosovë-SHBA nuk i duhet askujt më shumë se Serbisë.

Për Albin Kurtin një herë ishte i keq dikush tjetër, e tash po del se fajet janë edhe te Gabriel Escobar.”, ka shkruar ndër tjera ai në Facebook.

Reagimi i tij vjen pasi Kurti në një intervistë për mediumin boshnjak ka thënë se i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Escobar po bën lëshime ndaj Serbisë.

Shkrimi i tij:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me diskursin e tij kundër aleatëve dhe miqve të pazëvendësueshëm të shqiptarëve, po i shërben Serbisë!

Po-po, po i shërben Serbisë!

Ne duhet ta themi pa asnjë ngurrim dhe ta përsërisim çdo ditë se mënyra se si po i trajton zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shërbimi ndaj Serbisë që as Aleksandër Vuçiqi nuk mund t’ia japë vendit të tij.

Acarimi i raporteve Kosovë – SHBA nuk i duhet askujt tjetër më shumë se Serbisë.

Për Albin Kurtin një herë ishte i keq dikush tjetër, e tash po del se fajet janë edhe te Gabriel Escobar.

Lajme të ngjashme