Anëtari i Këshillit Grevist: Ne duhet të vendosim që t`i kthehemi shkollës dhe punës - NACIONALE

Anëtari i Këshillit Grevist: Ne duhet të vendosim që t`i kthehemi shkollës dhe punës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Këshillit Grevist, Ali Sefaj, iu ka dhënë të drejtë Këshillit të Prindërve, të cilët kanë shprehur pakënaqësi të mëdha me vazhdimin e grevës në arsim.

Ai ka thënë se ata nuk kanë faj, duke shtuar se fajtorja kryesore është Qeveria e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sefaj ka shkruar se të gjendur përballë një qeverie që s’ka dhënë asnjë provë, grevistët duhet të vendosin t`i kthehen shkollës, mësimdhënies dhe punës.

Postimi i plotë i Sefajt:

Reagimi i Këshillit të Prindërve mund të duket i ashpër dhe i vrazhdtë, por ata nuk kanë faj sepse ata dhe fëmijët janë pala e vetme e dëmtuar në këtë mes.

Në një vend ku Qeveria e ka shumicën parlamentare dhe refuzon me qeverisë, mi adresu dhe zgjidhë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, qytetarët, sindikatat, mësimdhënësit dhe të gjithë punëtoret e sektorit publik duhet me reflektu.

Nëse është tranu qeveria nuk mund të tranohemi të gjithë, dikush duhet të leshoj pe, ti therras arsyes para nevojave dhe kërkesave, të tyre dhe kategorisë që përfaqesojnë.

Kërkesat janë të ligjshme, të drejta, mundësi buxhetore për realizimin e tyre ka, por qeveria ka vendosur ti injoroj ato, duke ju thanë Sindikatave bëni grevë deri në pranverë.

Si njerëz qe kemi dhanë dije, mund, djersë, gjak dhe gjymtyrë për vendin, prej neve kërkohet, ta tejkalojmë vetën edhe kësaj radhe, edhe pse dikush mund ta merr si thyerje ose humbje të sindikatave.

Të gjendur përballë një qeverie qe pos fjalëve, s’ka dhënë asnjë provë, ne duhet të vendosim që ti kthehemi shkollës, mësimdhënies dhe punës për qytetarët dhe vendin.

Përkushtimi dhe dashnia jonë për punën dhe për vendin duhet ta mundë arrogancën e qeverisë

Lajme të ngjashme