Anëtari i këshillit drejtues të SBAShK-ut: Greva mund të kthehet
Anëtari i këshillit drejtues të SBASHK-ut, Skender Gashi, ka thënë se nëse nuk u del paga e shtatorit, mësimdhënësit mund t'i kthehen grevës.
Gashi ka thënë në Klan Kosova se së pari do të konsultohen me anëtarësinë, por që nuk e ka përjashtuar mundësinë se mund të kthehet greva nëse sipas tij nuk ka reflektim nga qeveria.
“Ne grevën e kemi pezulluar, nuk e kemi përfunduar. Ne do të konsultohemi paraprakisht me anëtarësinë se cilat do të jenë veprimet e radhës, mirëpo nuk do ta shuajmë zërin sindikalistë, dhe prapë se prapë do të fillojmë me veprime sindikale, rikthimin në greva, mund të ketë veprime sindikale, nuk mund të paragjykojë se cilat veprime do të jenë tani, greva është vetëm e pezulluar, dhe ai që e kupton fjalën pezullim do të thotë se mund të kthehet në momentin kur konstatojmë që mund të kthehet”, ka thënë Gashi.
