Anëtari i AAK-së për Bajqinovcin: Showman që luan Nostradamusin - NACIONALE

Anëtari i AAK-së për Bajqinovcin: Showman që luan Nostradamusin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtor për Informim në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kritikuar ashpër deputetin e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Blaka e quajti Bajqinovicin "showman parlamentar" dhe e krahasoi me Nostradamusin dhe Baba Vangën, si shkak i parashikimeve të tij, që sipas Blakës, janë të pasakta.

“Ky far Bajqinovci, "showman-i" ynë parlamentar, duket se ka gjetur një rol të ri - atë të Nostradamusit. Pasi e lodhi një popull duke e paralajmëruar hapjen e Urës, kur ajo nuk ndodhi, kërceu në terrenin e Baba Vanges. Për të mirën e tij po i sugjeroj që të largohet për një kohë nga skena publike, të paktën derisa të mbushet mend, sepse kështu siç po paraqitet, edhe palaçot e cirkut, i ka nxjerr në pension.” – ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme