Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dëgjojnë sot hallet e mjekëve kosovarë - NACIONALE

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dëgjojnë sot hallet e mjekëve kosovarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, gjatë ditës së sotme pritet të mbajnë mbledhje dy Komisione parlamentare.

Për hallet e mjekëve në Komisionin për Shëndetësi pritet të raportojë kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

“Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, do të ketë takim e kryetarin e Odës së mjekëve. Në këtë takim do të diskutohet për punën dhe sfidat e Odës së Mjekëve”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë edhe komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, sot bën shqyrtimin e raportit Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2021, shqyrtimin e raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2021 dhe shqyrtimin e raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022.

Lajme të ngjashme