Anëtarësimi i Kosovës në NATO “prioritet i vendeve më të fuqishme”, sipas opozitarit serb
Ish-kandidati për President të Serbisë, njëherit edhe ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Zdravko Ponos, beson se anëtarësimi i Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) është “prioritet i vendeve më të fuqishme”.
Këto komente Ponosh i bëri në dritën e vendosjes për-ose-jo të avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, përkatësisht ngritja prej nivelit të një anëtari thjesht-vëzghues në anëtare të asociacuar.
“Është mjaft indikative që në atë Asamblenë Parlamentare të NATO-s dërguan një delegacion të përbërë nga Natasha Jovanoviq, Goran Rakiq dhe profesor Zoran Dragishiq, i cili është i vetmi kompetent. Ekziston edhe një numër solid i deputetëve të opozitës, duke përfshirë edhe mua, dhe është e zakonshme që delegacionet që dërgohen të jenë të kombinuara. e cila me sa duket kishte për detyrë të performonte atje, duke mos folur gjuhën që respektohej, por ishte për përdorim të brendshëm”, tha Ponosh.
“Për opinionin vendas, historia e pranimit në NATO mund të paraqitet si çështje armiqësore, kështu që është normale që ta pranojnë Kosovën në NATO, dhe pranimi në Këshillin e Evropës është çështje jonë. Hyrja e Kosovës në NATO. është diçka që është prioritet i atyre që janë më të fuqishmit në Perëndim dhe prandaj kjo është një çështje që po shtyhet sepse ata kanë nevojë”, ka thënë mes tjerash ai, siç e citoi "RadioKiM".