Andoni: Urdhri i SHBA-ve kundër njerëzve me rekorde negative në Ballkan, një problem serioz për Berishën
Analisti Ben Andoni ka komentuar situatën politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11- Majit.
Në një intervistë për RTSH-24, Andoni theksoi se problemi kryesor që ka sot PD-ja dhe opozita është identifikimi me Sali Berishën dhe statusit të tij të non gratës.
Sipas tij, kjo ka për të qenë dhe më e vështirë në zgjedhjet e 11-Majit, po të kemi parasysh që vetëm një ditë më parë, administrata në ikje e Presidentit të SHBA-ve ka nxjerr urdhrin e tretë ekzekutiv kundra njerëzve me rekorde negative në Ballkan.
“Gjeja që nuk më pëlqen është identifikimi i PD-së me vetveten që bënë z. Berisha. Kjo qasje e pengon jashtëzakonisht opozitën sepse z. Berisha ka statusin non grata , dhe nuk është kaq e thjesht sa e komentojnë vete eksponentët e PD-së. Këtë mund ta lidh dhe që së fundmi administrate në ikje e Presidentit Joe Biden, ka nxjerr urdhrin e tretë ekzekutiv kundra njerëzve me rekorde negative në Ballkan”
Sipas tij, Berisha është nga të parët e listuar, ish-zv Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi apo dhe individ të tjerë.
Gjithashtu në Kosovë ka individë të tillë, në Serbi ka shumë më tepër , etj. Pra non grata e z. Berisha nuk besoj se do jetë një situatë e lehtë për ti ikur këtij realiteti politik.
“Opozita duhet ta mendoj me kujdes jo vetëm ofertën e saj për zgjedhjet e 11-Majit por dhe të ardhmen e saj. PD-ja duhet të mendoj një ofertë për publikun i cili në vetvete po kërkon një të djathtë të re. Me sa shohim sot, në këtë parti më shumë improvizohet dhe sajohet sesa ka një plan realisht për të ardhmen”, tha ai.