Andin Lokaj: FFK duhet të reagojë urgjentisht në UEFA, pas vendimit primitiv të MKRS
Komentatori i njohur sportiv, Andin Lokaj ka shprehur revoltimin e tij për moslicencimit të FFK-së nga MKRS.
Lajmi në fakt u hodh në pah nga vetë Lokaj, por nga Komisioni për shqyrtimin e licencimeve thonë se çështja është ende në shqyrtim.
Sidoqoftë, Lokaj ka shpërthyer me një status në Facebook, ku ka kërkuar nga FFK që të ankohet në UEFA për "vendimin primitiv të MKRS-së".
Më poshtë, statusi i tij i plotë:
Federata e futbollit të Kosovës duhet të reagojë urgjentisht në UEFA pas vendimit primitiv të MKRS-së për mos licencimin e FFK-së dhe ndalesën e ligjit për sponsorizim të klubeve.
Ky vendim i ngjan atyre komuniste dhe të gjithë duhet të jemi bashkë dhe të mbrojmë futbollin.
Nëse shkatërrohet futbolli, do të shkatërrohet shteti dhe duket se ky është qëllimi final.
Nuk do ta lejojmë këtë kurrë.