Andi “italiani” del para Gjykatës për vrasjen në Bon Vivant: Nuk e pranon fajin
Andi “Italiani” ka dalur para Gjykatës Themelore në Prishtinë për vrasjen në Bon Vivant 2.
Ai nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale të vrasjes. Kjo pasi sipas tij, vepra është kryer në vetëmbrojtje, raporton Nacionale.
I akuzuari e ka pranuar fajin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Një i dyshuar për këtë rast është ende në arrati.