Analistja Avdiu thotë se Kosova është në krizë: Pozitë e opozitë janë total të dështume - NACIONALE

Analistja Avdiu thotë se Kosova është në krizë: Pozitë e opozitë janë total të dështume

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistja e politikës, Zana Avdiu, ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë në krizë më shumë se tash në këtë kohë.

Ajo ka fajësuar në tërësi klasën politike, si partinë në pushtet po ashtu edhe ato në opozitë.

Avdiu në Facebook ka thënë se VV po e dëmton shtetin duke mos themeluar Asociacioni dhe sipas saj, Asociacioni është karta e fundit e VV-së për të mbetur lartë në zgjedhje pasi në fushat tjera ka dështuar.

Ndërsa për opozitën, Avdiu ka thënë se ato vetë e kanë nënshkruar Asociacionin dhe tani nuk mund të bëjën zë.

Shkrimi i saj:

Qytetaret jane ne mjegull. Partia ne pushtet, sa ka qene opozite e pati shpall vet djallin asociacionin, dhe tash as nuk po guxon me dale me mohu kete. E VV mas deshtimeve ne krejt fushat, karten e fundit per mi mbajte veten nalte ne zgjedhje, e ka asociacionin. Por, me kete po e demton vendin.

Partite ne opozite qe vet e kane nenshkru, nuk kane kurrefare opinioni te qarte per asociacionin. As nuk jane pro as kunder. Nje ane i tuten popullizmit dhe frymes qe e ka kriju VV, e ne anen tjeter e dine qe duhet mi pranu kerkesen e nderkombetareve. Po, nuk po bajne za.

Kurre Kosova ma ne krize sesa tash su kane. Nje klase politike, total e deshtume. Pozite e opozite!

Lajme të ngjashme