Analistja Avdiu takon Dritan Abazoviqin në Stamboll
Analistja kosovare Zana Avdiu del se ka takuar në Stamboll kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviqin.
“Kur shqipet takohen në Stamboll!” - ka thënë znj. Avdiu në profilin e saj në Facebook.
Nuk dihet nëse ky takim mes tyre ka qenë rastësor apo kanë marrë pjesë në ndonjë konferencë të përbashkët.
Dritan Abazoviq ka bërë bujë të madhe me veprimet e tij, duke u akuzuar me raste edhe për bashkëpunim të shtuar me Republikën e Serbisë. Por, ai gjatë verës u rrëzua nga pushteti dhe aktualisht është vetëm kryeministër në detyrë.
