Analisti Zogaj: Albin Kurti e kishte "vjedhur" djalin e Adem Jasharit
Analisti Petrit Zogaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mashtrues.
Duke e komentuar fotografinë e djeshme të Kurtit me Lulzim Jasharin, ai ka thënë se kryeministri Kurti e kishe vjedhur djalin e Adem Jasharit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këtë veprim Kurti e kishte bërë për të ia vjedhur kryeministrit Rama kombëtaren e Shqipërisë.
Sipas tij, skenari nuk kishte ecur ashtu siç kishte parashikuar Kurti.
“Lideret mashtrues lexohen lehte. Qe psh, Kurti dje, ne perpjekje me ia vjedhe kombetaren Edi Rames, paraprakisht e kishte vjedhur djalin e Adem Jasharit. Ne mendjen e tij, ose edhe te ndonje kasneci te kabinetit te tij, dje ne Air Albania eshte pritur qe me shume sesa kenga Mora Fjale, te brohoritet emri i Kurtit dhe keshtu ”t’i jepet nje goditje e forte Edi Rames.” Por sic duket, mbeti vjedhje ne tentative kjo. Nderkohe qe, djali i Adem Jasharit mbetet i vjedhur, per kush e di se cfare arsye, qofshin ato financiare apo politike”, ka shkruar Zogaj.