Analisti tallet me filozoftë e Kurtit: "Kanti, Milli, Aristoteli…" e kulmi i shtëpisë duke rrjedhë
Analisti Shenoll Muharremi ëshët tallur keq me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, i cili gjata një ligjërate flet në qeverisjen e VV-së është kombinuar drejtësia normative kantiane me utilitarizmin e John Stuart Millit.
Muharremi ia ka rikujtuar Kurtit krizën energjetike dhe problemet tjera me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar Nëse don me folë për filozofi, shko bëhu profesor
“"Kanti, Milli, Aristoteli…" e kulmi i shtëpisë duke rrjedhë. Kjo i bjen si me ndërtu një pishinë luksoze në oborr për me i shitë mend kojshive, ndërkohë që je në kredi e borxhe deri në fyt. Kape more rregullo energjinë mas pari. Shteti e qeveria nuk janë filozofi, janë projekte konkrete për të mirën e publikut dhe të ekonomisë. Nëse don me folë për filozofi, shko bëhu profesor. Nëse don me qenë kryeministër, rregulloje energjinë, rrugët, fuqizoji bizneset dhe investo te individi, krijo arsim cilësor e shëndësi efektive. Filozofia pa rrymë në shtëpi e në terr nuk e ngroh askënd”, ka shkruar ai.