Analisti Shala përplaset me analistin serb: "Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës” - NACIONALE

Analisti Shala përplaset me analistin serb: "Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komentatori politik serb Branislav Kërstiq dhe ai kosovar, Krenar Shala, janë përplasu ashpër në debatin e mbrëmshëm në Kanal10.

Shkak i përplasjes së tyre ishte deklarimi i Kërstiqit se çështja Kosovë-Serbi do të përfundojë në vitin 2024.

Shala u nervozua nga kjo deklaratë dhe reagoi ndaj Kërstiqit duke u shprehur i habitur se si ai po fliste me kaq siguri për politikën.

Pas kësaj, Kërstiqi i reagoi Shalës duke i thënë që është serb dhe se e njeh realitetin e Kosovës

Z.Shala veç me tre fjali, kurrë mos e harro që jam serb. Kurrë mos e harro që unë jam duke e pranuar realitetin e shtetit të Kosovës, unë jam kosovar.” – ka thënë Kërstiq.

Lajme të ngjashme