Analisti Sallova: Osmani po sillet me Ramën siç po sillet ai ndaj Kosovës - NACIONALE

Analisti Sallova: Osmani po sillet me Ramën siç po sillet ai ndaj Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Donik Sallova ka folur rreth marrëdhënieve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sallova u shpreh se 2 a 3 vitet e fundit Rama nuk ka pasur marrëdhënie të mira me udhëheqësit e Kosovës por sipas tij po punohet në nivel teknik.

Sakaq sa i përket marrëdhënieve Osmani-Rama, analisti tha se presidentja Osmani po sillet me Ramën siç po sillet Rama ndaj Kosovës.

“Në 2 a 3 vitet e fundit Rama nuk ka pasur marrëdhënie të mira me udhëheqësit e Kosovës. Heshturazi dhe në nivel teknik kam besimin se po punohet. Rama nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me armiqtë e Thaçit në Kosovë. Me Kurtin pavarësisht mosmarrëveshjeve marrëdhënia menaxhohet mirë. Presidentja Osmani po sillet me Ramën siç po sillet Rama ndaj Kosovës. Në këtë kontekst Osmani po sillet ndaj Ramës si kundrejt një fqinji që nuk mund ta shohë në mënyrë të veçantë. Qëndrimi i Ramës në shumë raste e ka nxjerrë Kosovën shumë keq“, tha Sallova në Ora News.

Lajme të ngjashme