Analisti pretendon me sarkazmë se i kishte rreth 100 familjarë në UÇK
Analisti i shquar Ermal Sadiku ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke treguar pak për familjen e tij.
Ai ka shpërndarë një vegëz në të cilin thuhet që numri i ushtarëve të UÇK-së nga Shqipëria ishte 129.
“Shqipëria paska pasë 129 ushtarë në UÇK. Pak a shumë sa familje ime Sadiku në luftë...” – ka shkruar z. Sadiku, duke e vendosur edhe një figurë duke u qeshur.
Sadiku përveç analist televiziv është po ashtu edhe inxhinier softverik.
Nacionale nuk ka arritur ta vërtetojë se numri i ushtarëve nga Shqipëria është 129.
