Analisti paralajmëron “stuhi politike” në vjeshtë - NACIONALE

Analisti paralajmëron “stuhi politike” në vjeshtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Shenoll Muharremi ka paralajmërua stuhi politike në vjeshtë.

Ai ka bërë me dije se refuzimi i partive për zgjedhje të parakohshme do të mundësojë një verë të qet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjatë kësaj përudhe kohore qeveria dhe opozita do të merren me cështje të ndryshme.

“Duket se nuk do të kemi një verë të nxehtë politikisht. Apo më mirë me thënë, që mund të kemi një verë të qetë nga/larg politika. Ky momenti apo rasti i humbur për zgjedhje të parakohshme e ka qetësuar situatën mirë. Tash nuk po kërkojnë më zgjedhje opozita, e pozita po i vazhdon do punë tjera. Por edhe kryeministri i Kosoves mund të mësoj nga rasti i Mbretërisë së Bashkuar se si KM atje, Rishi Sunak, i thirri zgjedhjet me 4 korrik”, ka shkruar ai.

Sipas tij, në shtator do të rikthehet prapë tema e zgjedhjeve.

“Shtatori do të vie shpejt. Në shtator të gjithë do të vijnë të 'rifreskuar'. Mesiguri do të ketë një tenim të rikthimit të temës së zgjedhjeve të parakohshme, por nuk do të ketë shumë logjik se do të jemi afër zgjedhjeve të rregullta”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme