Analisti Maloku kritikon Gërvallën: Kryeguximtarja e bëri lëmsh MPJ-në
Analisti, Albinot Maloku, ka thënë se nuk e çuditë paralajmërimi i Serbisë për angazhimin e tyre për ç'njohjet që mund t'i vijnë Kosovës nga vendet njohëse.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se lëmshi i ndryshimeve në MPJ ka bërë që të hupë nga agjenda nevoja për politikë të jashtme të dobishme, e cila jo veç që do të duhej t'i ruaj njohjet por edhe t'i shtojë ato.
“Ama, edhe cilat janë ato ndryshime nuk di kush! Lëmsh hesapi. Kryesorja RTSH e ka shpallur grua e suksesshme të '22ës kryeguximtarën”, ka shkruar Maloku.