Analisti: Ku është more Fitore Pacolli?
Ilir Mirena, analist i njohur, e ka bërë një postim interesant qysh në mesditë të 12 janarit. Z. Mirena duket të ndiej mungesën e Fitore Pacollit, deputetes fjalëmadhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo pasi z. Mirena ka pyetur për vendndodhjen e zonjës Pacolli, pasi ajo ka kohë që s’është parë në publik, ndonëse ka qenë aktive në Facebook.
“Ku është morë Fitore Pacolli?” – pyet mendueshëm z. Mirena.
Nuk dihet se cila ka qenë nxitja për ta shtruar këtë pyetje apo çfarë i vërtitej në mendje z. Mirënës në kohën kur ka shkruar këtë pyetje. Sigurisht, ka mjaftueshëm argumente nga e kaluara për të dyshuar se Mirena ishte ironik në këtë postim të tij në Facebook.
