Analisti Kamberi: Çështja e Asociacionit mund ta çojë vendin në zgjedhje
Belgzim Kamberi, anëtar i Institutit “Musine Kokalar”, ka folur rreth çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Duke e komentuar këtë temë në KTV, Kamberi ka vlerësuar se çështja e themelimit të Asociacionit mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme.
“Çështja e Asociacionit mund ta çojë vendin në zgjedhje për disa arsye. Partia në pushtet mund të përpiqet të fitojë legjitimitet të ri dhe ta përdorë kartën që nuk e ka zbatuar themelimin e Asociacionit gjatë fushatës zgjedhore. Por Asociacioni e pret çdo qeveri të ardhshme, kjo duhet ditur”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.