"Diçka që është lëshuar vjet, s'ka të re", analisti pro pushtetit komenton bisedën Kusari-Radojiçiq - NACIONALE

"Diçka që është lëshuar vjet, s'ka të re", analisti pro pushtetit komenton bisedën Kusari-Radojiçiq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se audio-incizimi i publikuar mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lilës dhe tash terroristit Millan Radojiçiq nuk ka “diçka të re” nga publikimi i vitit të kaluar.

“Pra në takim ku ka qenë ish-shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe. I bie se nuk ka diçka të re, është diçka që është lëshuar vjet një pjesë dhe tash u lëshua pjesa e dytë, që për mua ishte shumë interesant se pse u lëshua menjëherë pas dështimit të shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës”.

“Menjëherë pas dështimit të shkuarjes së vendit në zgjedhje, u lëshua një gjë e tillë, natyrisht për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk është diçka e re, është pjesë e bisedës që ka qenë vitin e kaluar në mes dy shefave të grupit parlamentar”, tha Raci në Rubikon.

Lajme të ngjashme