Analisti Elezi: Dejona Mihali nuk i dha leje Kurtit të shkojë sot në Tiranë
Sot është mbajtur një takim joformal i krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që u organizua në kuadër të parapërgatitjeve në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Aty nuk shkoi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nën arsyetimin se do të jetë pjesëmarrës në një panel në simpoziumin “Symi” që organizohet në ishullin e bukur të Kretës në Greqi.
Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe Bedri Elezi, analist i sigurisë. Sipas tij, Kurti nuk është lejuar të shkojë në Tiranë në takimin e krerëve të rajonit nga Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në VV.
Elezi ka bërë edhe disa pretendime të tjera në lidhje me figurën e Mihalit, posaçërisht prejardhjes së saj, të cilat gazeta Nacionale nuk ka arritur t’i konfirmojë.
Postimi i plotë i Elezit: