Analisti Behrami: Bastisja e banesës së Adil Behramajt nga Specialja, kërcënim i hapur ndaj gazetarëve - NACIONALE

Analisti Behrami: Bastisja e banesës së Adil Behramajt nga Specialja, kërcënim i hapur ndaj gazetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit tash analisti Artan Behrami, ka reaguar pas lajmit se banesa e Adil Behramjat është bastisur nga Gjykata Speciale.

Behrami ka shkruar se ky është një skandal e kërcënim për të gjithë gazetarët.

“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bënë nder Prokurorisë Speciale”, ka shkruar Behrami.

Nacionale ka raportuar edhe më herët lidhur me bastisjen e shtëpisë së ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj.

Megjithatë, afër banesës së Behramajt nuk janë parë hetues të Gjykatës Speciale.

Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj teme.

Lajme të ngjashme