Analistët Haliti e Mirena komentojnë rrëzimin e objekteve të paindetifikuar në Amerikë - NACIONALE

Analistët Haliti e Mirena komentojnë rrëzimin e objekteve të paindetifikuar në Amerikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistët e politikës, Afrim Haliti dhe Ilir Mirena, kanë komentuar rrëzimin nga ushtria amerikane të objekteve të paidentifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirena ka shkruar se më mirë të fillohet një “bela” me jashtëtokësorët sesa me njëri-tjetrin.

Mire me e nis nje bela tash me qita jashtetokesoret, se bajat jemi ba n’kete planetin tone, vec me njani tjetrin fyta fyt qe 5 mije vjet…” – ka shkruar Mirena në Facebook.

Në anë tjetër Haliti ka ironizuar duke përmendur grupin Aurora dhe Vali Corleonen.

Të paktën me jashtëtokësorët unë besoj që jemi të sigurtë. Me Nazin e Aurorës dhe Vali Corleonen ne lirisht mund të qëndrojmë vertikalisht. Madje edhe t’i ofrojmë ndihmë mikut tonë SHBA-së! Bring it on…” – ka shkruar ai.

Ndryshe, deri më tani ushtria amerikanë ka rrëzuar katër objekte të tilla vetëm këtë muaj.

Lajme të ngjashme